Spanjolli bëhet trajneri i dytë me më shumë trofe në histori

Futboll

Spanjolli bëhet trajneri i dytë me më shumë trofe në histori

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 15:26
Pep Guardiola

Pep Guardiola është pa dyshim një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit.

Ai ka shkëlqyer te Barcelona, ​​Bayern Munich dhe tani Manchester City, me të cilin fitoi një tjetër trofe të mërkurën mbrëma, teksa mposhtën Sevillan për të fituar Superkupën e Europës.

Është hera e parë që City e fiton trofeun e Superkupës së Evropës, por Guardiola e ka fituar atë në katër raste.

Trofeu i fundit i Superkupës për Guradiolën ishte në vitin 2013, që ishte sezoni i tij i parë në Bayern Munich. Ai ka një normë fitimi 100% në këtë garë.
Sipas gazetës “Sport”, Superkupa e Evropës është trofeu i 36-të i karrierës së Guardiolës si trajner, që do të thotë se ai tani është trajneri i dytë më i suksesshëm për sa i përket trofeve, duke kaluar Mircea Lucescu, i cili ka 35.

Ai është ende prapa menaxherit legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili fitoi 49 tituj gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.
Megjithatë, ish- trajneri i Barcelonës, Guardiola, ka të ngjarë të thyej edhe atë rekord në të ardhmen, pasi çdo sezon po fiton trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat