Cazorla: Shumë mund të mendojnë se unë kam shumë për të humbur

Futboll

Cazorla: Shumë mund të mendojnë se unë kam shumë për të humbur

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 15:44
Cazorla

Santi Cazorla ka befasuar të gjithë me skuadrën e re. Ylli spanjoll është zyrtarizuar si futbollist i ri i Real Oviedos, skuadrës ku e kishte nisur karrierën si fëmijë.

Ish-kapiteni i Arsenalit do të luaj në ligën e dytë dhe ka një arsye të madhe për këtë.

“Shumë mund të mendojnë se unë kam shumë për të humbur dhe asgjë për të fituar, por për mua është e kundërta.

Kur keni një ëndërr duhet ta përmbushni.

Kur një djalë 9-vjeçar ëndërron të luajë në qytetin e tij me njerëzit e tij, me familjen e tij, ai duhet të pranojë sfidën.

Nuk mund të premtoj gjëra që nuk e di nëse do të ndodhin, por mund të premtoj përkushtim, përkushtim, dëshirë, shpresë. Jam rritur në këtë skuadër dhe zemra ime rrah për Oviedon.

Për mua është privilegj që të luaj përsëri në stadiumin e kësaj skuadre” ka thënë Cazorla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat