Struga Trim Lum në histori, futet në play-off

Futboll

Struga Trim Lum në histori, futet në play-off

Nga: K. Goca Më: 17 gusht 2023 Në ora: 22:03
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Struga Trim Lum është kualifikuar në play-off të Conferences League, me synime që të futet në fazën e grupeve.

Struganët edhe pse për 75 minuta me një lojtar me pak, ia dolën të kualifikohen përkundër se pësuan humbje me rezultat 2:1 nga ekipi i Luksemburgut, Hesperange.

Struga ka shkëlqyer në ndeshjen e parë, duke triumfuar me 3:1 dhe falë kësaj fitore, me rezultat të përgjithshëm 4:3 avancojnë tutje.

Në minutën e 15-të, Radeski përjashtohet me karton të kuq duke komplikuar shumë punët e skuadrës shqiptare.

Pas dy minutave (17’) Besart Ibraimi i jep qetësi Strugës duke shënuar për 0:1. 

Në minutën e 70-të Gustavo ka barazuar rezultatin (1:1).

Në minutën e 90+4, Akhalaia realizon për fitoren e vendasve por që nuk i mjaftoi për përmbysjen e humbjes në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat