Përballjet e play-off-it në Conference League

Futboll

Përballjet e play-off-it në Conference League

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Ndeshjet e turit të tretë të Conference League dhe Europa League, kanë përcaktuar edhe çiftet të cilat do të përballen në fazën tjetër të turneut, në play-off që të çon drejt grupeve të aktivitetit.

Padyshim për të gjithë tifozët shqiptarë interesi më i madh ka qenë për ecurinë e skuadrave të Partizanit, Ballkanit e Strugës që do të luajnë në play-off dhe kanë njohur sot kundërshtarët e tyre.

Por ndërkohë kjo fazë e turneut do të shohë në fushë edhe përballje të tjera interesante pasi në fushën e lojës do të jene ekipe me shumë emër si Fiorentna që ishte finalistja e edicionit të kaluar, Eintraht Frankfurt që fitoi Ligën e Europës dy vite më parë, apo edhe klube të tjerë nga kampionatet më të forta si Osasuna, Aston Vila e Lilë.

Ndeshjet e para do të luhen më datë 24 gusht, teksa ndeshjet e kthimit do të luhen më 31 gusht.

ÇIFTET E PLAY OFF

Ballkani-BATE Borisov

Zalgiris-Ferencvarosh

Struga-Breidablik

Farul Konstanta-HJK

Astana-Partizani

Levski Sofje-Eintraht Frankfurt

APOEL-Gent

Spartak Trnava-Dnjipro-1

Sepsi-Bodo/Glimt

Tobol-Viktoria Plzen

Hibernian-Aston Vila

Midtjylland-Legia Varshavë

Lilë-Rijeka

Genk-Adana Demirspor

Fenerbahçe-Tuente

Dinamo Kiev-Beshiktash

AZ Alkmar-Bran

Rapid Vjenë-Fiorentina

Hearts-PAOK

Nordsjelland-Sabah Baku/Partizan Beograd

Osasuna-Klub Bryzh

Makabi Tel Aviv-Celje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat