Kosova fiton me rezultat bindës ndaj Malit të Zi 

Futboll

Kosova fiton me rezultat bindës ndaj Malit të Zi 

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 23:53
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e dytë miqësore kundër Malit të Zi.

Pas barazimit 2:2 në miqësoren e parë, Dardanet U19 sot kanë shënuar fitore me rezultat 4:1.

Serinë e golave në ndeshjen e zhvilluar në Rozhajë e nisi Eltina Bozhdaraj, në minutën e 34-t. Loja e mirë e të përzgjedhurave të Albina Rrahmanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë kur brenda tetë minutave realizuan dy gola përmes Alba Shabanit (46′) dhe Lorita Islamit (53′).

Më pas vendaset shënuan përmes Katarina Çaxhenoviqit (85′), teksa rezultatin përfundimtar e vendosi Lorita Islami, me golin e dytë në minutat shtesë.

Mali i Zi – Kosova 1:4

Stadiumi “Bandzhovo Brdo” në Rozhajë.
Golashënuese: Katarina Çaxhenoviq – Eltina Bozhdaraj (34′)’, Alba Shabani (46′), Lorita Islami (53′, 90’+3).

Mali i Zi: Jovana Zhugiq (Maria Vukoviq 56′), Vlada Miloviq (Tijana Jankoviq 85′), Ivana Pavloviq (Jelena Radeviq), Tanja Malesia, Ivana Boriçiq (Tijana Gjurgjevac), Sanija Paçariz (Mia Vukçeviq), Katarina Çaxhenoviq, Lidija Staniq (Tamara Miloviq 56′), Anxhela Goluboviq (Mia Baturan 78′), Tatjana Osmajiq, Larisa Xhurkoviq (Ana Krivokapiq).

Kosova: Dieliza Mehmeti, Besjana Zogaj (Shenarta Bela 58′), Elsa Raci, Kreshnike Ramaja, Olsa Musliu (Bardha Mahmuti 58′), Bardha Gjonbalaj, Alba Shabani, Rreze Gashi, Aurona Racaj (Erjona Zani 72′), Lorita Islami, Eltina Bozhdaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat