Spektakël, karton i kuq dhe katër gola

Futboll

Spektakël, karton i kuq dhe katër gola

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Metz-Olympique Marseille ndajnë pikët në javën e dytë të Ligue 1, ndërsa dhuruan spektakël në ndeshjen që u mbyll me barazimin 2-2.

Marseille diktoi ritmin në pjesën e parë dhe ia doli të merrte avantazhin në minutën e 14’, me Soglo, i cili i asistuar nga Aubameyang gjeti rrjetën, duke bërë që ky fraksion të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në fraksionin e dytë miqtë u shfaqën direkt kërkues dhe në minutën e 52’ Rongier gjeti rrjetën, por ai gol u anulua për pozicion të parregullt.

Vetëm shtatë minuta më pas, përveç disavantazhit në rezultat, Metz e pa veten në inferioritet numerik, pasi Moustapha u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë vendasit u treguan edhe më kërkues pas këtij momenti dhe në minutën e 65’ Sabaly realizoi golin e barazimit.

Në minutën e 71’ ndeshja mori kthesë, kur Mikautadze shënoi golin e dytë për Metz dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.

Ndeshja vazhdoi me ritëm të lart, me Vitinha-n që realizoi në minutën e 82’, duke i dhënë barazimin Marseilles dhe duke vulosur rezultatin e këtij takimi.

Pas javës së dytë të Ligue 1, Metz renditet në vend të 13-të me 1 pikë, teksa Marseille momentalisht kryeson me katër pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat