Kane debutim ëndrrash, Bayern e nis me “poker”

Futboll

Kane debutim ëndrrash, Bayern e nis me “poker”

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 23:05
Kane feston

Bayern Munih e nisi me “këmbën e mbarë” sezonin e ri të Bundesliga, ndërsa Harry Kane bëri një debutim ëndrrash në transfertën ndaj Werder Bremen.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë fituan me “poker” me takimin që u zhbllokua që në minutën e katërt.

Në një kundërsulm model, pas asistit perfekt nga ana e Kane, Sane gjeti rrjetën dhe u dhuroi avantazhin miqve.

Me minutën e 9’ vendasit tentuan të kundërpërgjigjeshin dhe gjetën rrugën drejt rrjetës me Fullkrug, megjithatë ai gol u anulua për “offside”, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.

Në fraksionin e dytë bavarezët vijuan me sulmet dhe i asistuar nga Davies, në minutën e 75’ Kane e dyfishoi avantazhin e ekipit të tij si dhe njëkohësisht vulosi dhe debutimin e tij.

Në minutën e 90’ ishte po Sane ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës, duke e çuar rezultatin në 0-3, ndërsa në fund në minutën e 94’ Tel realizoi golin e katërt dhe bëri “poker” për Bayern Munich, me sfidën që u mbyll me rezultain 0-4.

Bayern Munich kryeson renditjen me tre pikë, ndërsa Werder Bremen pozicionohet në vend të fundit me zero pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat