Nottingham Forest shijon pikët e para

Futboll

Nottingham Forest shijon pikët e para

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 23:06
Pamje nga ndeshja

Nottingham Forest triumfon ndaj Sheffield United me rezultatin 2-1 në sfidën e parë të javës së dytë në Premier League.

Të dyja skuadrat ishin në kërkim të pikëve të para sezonale, ndërsa vendasit kaluan të parët në avantazh, madje që në fillim, pasi Awoniyi realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e tretë.

Një gol i cili vendosi në lëvizje të dyja skuadrat, por fraksioni i parë nuk solli ndryshim rezultati.

Ne pjesën e dytë, Hamer realizoi golin e barazimit momental në minutën e 48-të dhe me kalimin e minutave, të dyja skuadrat u shfaqën kërkuese në portat respektive.

Në minutën e fundit, në të 90-tën, Wood, i cili erdhi nga stoli në minutën e 84-të realizoi golin e dytë dhe të fitores për Nottingham, duke çuar në delir vendasit.

2-1 dhe skuadra e Cooper shijon pikët e para të sezonit, duke lënë pas disi disfatën ndaj Arsenal, ndërsa në krahun tjetër, skuadra e promovuar në këtë edicion, Sheffield duhet të presë ende për pikët e para të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat