Munishi kërkon fitoren e parë me Ferizajn

Futboll

Munishi kërkon fitoren e parë me Ferizajn

Nga: K. G. Më: 18 gusht 2023 Në ora: 23:41
Ferizaj

Ismet Munishi kërkon fitoren e parë në ndeshjen e parë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, në Grupin B.

Ferizajt nesër (17.00) me kryetrajner të ri, Munishi, janë të mobilizuar vetëm për fitore në hapje të edicionit të ri. 

“Nesër do të fillojë edicioni i garave në Ligën e Parë të Kosovës. Shorti e deshi që hapjen ta bëjmë si mysafir, kundër KF 2 Korrikut. 

Tash e gati 2 muaj skuadra ka filluar me përgatitjet. 

Fillimisht në Kosovë, e pastaj edhe në Maqedonin e Veriut. Ndeshje të shumta kontrolluese, për të vlerësuar formën e lojtarëve dhe për më tepër duke tentuar të krijohet organika e lojtarëve që do e bartin barrën kryesore të skuadrës.

Pas një sezoni zhgënjyes në Superligë, ishte më se i nevojshëm reflektimi. Në krye të shtabit teknik erdhi Ismet Munishi, për të pasuar me ndryshime edhe në përbërjen e lojtarëve. 

Ne jemi munduar që të ofrojmë afër vetës profile të lojtarëve që kanë mentalitet fitues, jo domosdo emra të dëshmuar, por lojtarë që e kanë grintën e dëshirën që mos ta njohin humbjen si rezultat të ndeshjes.

Ndeshja e nesërme do të jetë testi i së vërtetës. Aty ku çdo minut do të jetë i rëndësisë specifike sepse do të determinoj renditjen tonë në mesin e 9 ekipeve tjera garuese”, njofton FC Ferizaj.

Ferizajasit shprehen të bindur se me punë dhe angazhim do të arrijnë qëllimin e tyre.

“Tifozë të nderuar dhe ju të veçantit, UJQI, bashkë do i arrijmë qëllimet tona. Ka ardhur koha që Ferizajn ta rikthejmë aty ku e ka vendin dhe për të mos u rikthyer kurrë më në gabimet e vjetra”, shkruan në faqen e FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat