Van Basten: Nëse do të kisha luajtur 38 vjeç, do isha më i mirë se Ronaldo!

Futboll

Van Basten: Nëse do të kisha luajtur 38 vjeç, do isha më i mirë se Ronaldo!

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 00:08
Van Basten

28 vite pas largimit nga bota e futbollit të luajtur, kur për herë të fundit mbante veshur fanellën e Milanit, ish-sulmuesi, Marco Van Basten komenton se si është ky sport tani, në kohën modern.

Në një prononcim të fundit, Van Basten komentoi futbollistët e kësaj epoke, ndërsa theksoi se nëse do luante 38 vjeç do ishte shumë herë më i mirë se Cristiano Ronaldo.

“Lewandowski më ngjan pak. Cristiano Ronaldo, mendoj se ai është afruar me mua.

Ronaldo është 38 vjeç dhe është ende aktiv.

Ai është fizikisht më i fortë se unë, por do të kisha dashur të shihja se si do kisha luajtur unë 38 vjeç, mendoj se do të isha edhe më i mirë“-tha Van Basten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat