Interi i ofroi 25 milionë euro Bayern për Pavardin

Futboll

Interi i ofroi 25 milionë euro Bayern për Pavardin

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 00:16
Pavard

Sipas Fabrizio Romano, zikaltërit kanë nisur negociatat me Bayern, madje kanë dorëzuar ofertën e parë zyrtare prej 25 milionë eurosh.

Pavard po shtyn që të largohet sa më shpejt nga bavarezët, pasi ai nuk është në planet kryesore të Thomas Tuchel, ndërkohë që prej disa kohësh për blerjen e tij është interesuar edhe Manchester United.

27-vjeçari ka përfunduar katër sezone me Bayernin, duke bërë 163 paraqitje për ta.

Në të njëjtën kohë, ai ka luajtur edhe në Lille dhe Stuttgart në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat