De Ligt e mendon rikthimin të Ajaxi: Atje është shtëpia ime

Futboll

De Ligt e mendon rikthimin të Ajaxi: Atje është shtëpia ime

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:08
De Ligt

Mesfushori i Bayern Munich, Mathhijs De Ligt nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të ish-klubi i tij, Ajax.

Holandezi në një intervistë për ‘Football Zone’, thotë se Ajaxi është shtëpia e tij.

De Ligt thotë se do të dëshironte të luante sërish për gjigantin holandez, por sipas tij, në këtë kohë është vështirë të parashikohet një rikthim tek Ajaxi.

“Do të ishte mirë. Ajax është shtëpia ime, unë u rrita atje. Kam luajtur atje për tre vjet, por u largova relativisht i ri në moshën 19 vjeç”, tha ai.

“Sigurisht do të ishte mirë të luaja përsëri për Ajax-in, por është shumë e vështirë të parashikosh tani”, ka theksuar De Light.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat