Një Çun shqiptar sfidon kampionët, titullar edhe Ismajli

Futboll

Një Çun shqiptar sfidon kampionët, titullar edhe Ismajli

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:10
Napoli

Marvin Çuni gati për debutimin në Serinë A.

Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë do ta nisë nga minuta e parë sfidën mes Frosinones dhe napolit, që do të ngrejë siparin e sezonit të ri të Serisë A.

I transferuar në fillim të verës nga Bayernit i Mynihut te Frosinone, sulmuesi shqiptar ka marrë besimin e trajnerit Di Francesco për të luajtur nga minuta e parë përballë kampionëve në fuqi, ku do të ketë edhe një ‘mini-derbi’ shqiptar me Amir Rrahmanin, që gjithashtu është titullar në qendër të mbrojtjes së Napolit.
Formacionet zyrtare:

Krahas Marvin Çunit, në Frosinone-Napoli, titullar do të luajë edhe mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi, Ardjan Ismajli që do të udhëheqë repartin e prapavijës së Empolit, në sfidën ndaj Veronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat