Plumba mbi makinën e ish-sulmuesit të Romës dhe Torinos

Futboll

Plumba mbi makinën e ish-sulmuesit të Romës dhe Torinos

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:30
Iago Falkue

Aventurë e pakëndshme për Iago Falkue.

Futbollisti spanjoll, me një të kaluar në shumë klube të Serisë A, mes të cilave Roma apo Torino, është bërë objektiv i një atentati me armë zjarri në Kolumbi, ku ai është pjesë e klubit të Amerika De Kali.

Mediat kolumbiane raportojnë se në natën e të premtes, persona të maskuar mbi një motor, kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij, teksa po dilte nga qendra e klubit në Kaskahal.

Policia nuk ka identifikuar ende autorët, ndërsa raportohet se tre plumba kanë goditur automjetin, për fat pa lënë viktima apo të plagosur.

Mediat raportojnë se Iago Falkue nuk ishte në makinë, ashtu si i biri i tij i cili e shoqëron në çdo stërvitje me skuadrën. Në automjet ishte vetëm shoferi i sulmuesit, i cili për fat ka kaluar gjithçka pa pasoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat