Di Biagio: Është një futboll ndryshe nga ai që jam mësuar

Futboll

Di Biagio: Është një futboll ndryshe nga ai që jam mësuar

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:40
Di Biagio

Dinamo zhvilloi miqësoren e parë në Shqipëri pas rikthimit nga faza përgatitore në Itali. Blutë u përballën me Vllazninë në stadiumin Loro Boriçi teksa ndeshja u mbyll me portat e paprekura në rezultatin 0-0.

Pas sfidës miqësore, për SuperSport foli trajneri i Dinamos, Luigi Di Biagio. Italiani theksoi se me kalimin e kohës skuadra do të kuptohet edhe më mirë ndërsa shtoi se tashmë Dinamo mund të konsiderohet si pjesë e City Group edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Jemi një ekip në ndërtim e sipër. Kemi vetëm 10 ditë që po stërvitemi. Djemtë po japin më të mirën e dita-ditës po kuptohemi mjaft mirë me njëri-tjetrin.

Ndihem mirë këtu dhe po përpiqem që t’i jap skuadrës idetë e mia. Është një futboll ndryshe nga ai që jam mësuar, por çdo ditë po punojmë shumë për t’u përmirësuar.

Duhet të punojmë akoma dhe më shumë dhe objektivi do të jetë të jemi gjithmonë edhe më lart. Është herët për të folur për 2-3 vendet e para, pasi ka akoma shumë punë dhe projekti duhet parë në vazhdimësi.

Më kanë pëlqyer gjithmonë sfidat dhe kjo është një sfidë për mua.

Ekipi po kthehet pjesë e “City Group” ndonëse nuk është bërë ende zyrtare dhe do të shihet në vazhdim”, u shpreh Luigi Di Biaggio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat