Mbijetesa e Goteborgut kalon nga këmbët e mesfushorit të Kombëtares

Futboll

Mbijetesa e Goteborgut kalon nga këmbët e mesfushorit të Kombëtares

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 19:22
Pamje nga ndeshja

Arbnor Muçolli po tregon nga java në javë se Goteborgu ka bërë një lëvizje të rëndësishme duke siguruar firmën e tij gjatë kësaj vere.

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit ka qenë për javën e dytë radhazi protagonist i suksesit të skuadrës së tij, që tashmë po del nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Një javë më parë, ai shënoi golin e parë në kampionatin suedez duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Sot, ishte protagonisti i fitores 2-1 në transfertë përballë Dagerfors, teksa kishte gisht në golin e shënuar në minutën e 86 të sfidës nga Berg.

Ishte pikërisht një predhë e Muçollit nga rreth 30 metra që u devijua nga portieri dhe përfundoi në traversë, teksa Berg ndoqi aksionin dhe shtyu topin në rrjetë.

Natyrisht, sulmuesi vrapoi të përqafonte Muçollin, i cili ishte protagonisti i këtij goli dhe kësaj fitoreje që ka larguar Goteborgun nga zona e rënies direkte një kategori më posht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat