Marvin Çuni debuton, Rrahmani me Napolin fitojnë

Futboll

Marvin Çuni debuton, Rrahmani me Napolin fitojnë

Nga: K. G. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 20:22
Osimhen

Kampioni i Italisë, Napoli ka startuar me fitore në edicionin e ri në Serie A, duke e mundur me rezultat 3:1 Frosinonen vendase.

Futbollisti i talentuar shqiptar, Marvin Çuni ka debutuar nga minuta e parë në radhët e Frosinones. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin shfaqën lojë të mirë duke importuar tre pikë.

Për Frosinonen realizoi Harroui (7') dhe për napolitanët shënuan Politano (24') e Osimhen (42' e 79’).

Çuni u zëvendësua në minutën e 67-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat