Manchester Utd kokulur nga Londra, Tottenham ballëlart 

Futboll

Manchester Utd kokulur nga Londra, Tottenham ballëlart 

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 20:24
Tottenham

Manchester Utd kthehet duarbosh nga Londra, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 në duel me Tottenhamin, në takimin e javës së dytë të Premier League në futboll. 

Manchester Utd pëson humbjen e parë në edicionin e ri.

Në minutën e 40-të, Tottenham i pafat, skuadra tenton në dy momente radhazi të shënojë me Porro dhe Sarr, por të dy ndalen nga shtyllat.

Sarr ka shënuar në minutën e 49-të dhe Davies në atë të 83-tën.

Tottenham renditet në vend të katërt me 4 pikë dhe Manchester Utd në të dhjetin me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat