Barcelona dhe Manchester City arrijnë marrëveshje për Cancelon

Futboll

Barcelona dhe Manchester City arrijnë marrëveshje për Cancelon

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 21:07
Cancelo

Diario Sport raporton se Barcelona dhe Man City kanë arritur një “marrëveshje në parim” për Joao Cancelo.

Katalanasit do të nënshkruajnë me 29-vjeçarin në formë huazimi me opsion blerjeje.

Opsioni i blerjes nuk është i detyrueshëm, por do të aktivizohet në kushte të caktuara.

Katalanasit do të duhet të paguajnë “mbi 30 milionë euro” që mbrojtësi i djathtë ta nënshkruajë një marrëveshje të përhershme nëse ai luan 70% ose më shumë ndeshje për Barçën ose nëse katalanasit arrijnë në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Kushtet personale nuk pritet të jenë problem duke marrë parasysh dëshirën e Cancelo për t’iu bashkuar Barcelonës. Marrëveshja mes Barçës dhe City pritet të përfundojë në orët e ardhshme..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat