Cake: Në Kavadar shkojmë për tre pikë

Futboll

Cake: Në Kavadar shkojmë për tre pikë

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 22:14
Cake

Tikveshi do të jetë rivali i Shkëndijës të dielën në Kavadar në duelin e xhiros së tretë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. 

Mbrojtësi Klisman Cake beson se skuadra të jetë në lartësinë e duhur për të dalë me tre pikë nga transferta e nesërm që nis në orën 17:00. 

Klisman Cake, tha:  “Vijmë pas një pushimi që kishim të dielën e shkuar duke mos luajtur për shkak se Struga ishte në kompeticonet evropiane. 

E presim me atmosferë shumë të mirë këtë lojë dhe patjetër se shkojmë për tre pikët që dihet se është qëllimi ynë kryesorë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat