Al Ahli tremb Interin, gati t’i marrë mesfushorin titullar

Futboll

Al Ahli tremb Interin, gati t’i marrë mesfushorin titullar

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 22:38
Calhanoglu

Al Ahli tremb Interin. Klubi arab po vuan për të ttransferuar mesfushorin Verratti dhe ka kthyer vëmendjen nga turku i Interit, Hakan Calhanoglu.

Kur kanë mbetur edhe më pak e dy javë nga mbyllja e merkatos, drejtuesit e Al Ahli pritet të trokasin në dyert e Interit me një ofertë joshëse për mesfushorin turk, teksa në Francë flasin për shifra që shkojnë në rreth 40 milionë euro.

Koha nuk premton për të gjetur një tjetër zëvendësues, megjithatë një shifër e tillë josh jo pak drejtuesit e Interit, që mund t’i japin duart turkut dhe më pas të hidhen në kërkim të një tjetër mesfushori.

Gjithsesi duket se trajneri Inzaghi nuk shqetësohet nga zërat dhe ka konfirmuar turkun titullar në sfidën e parë të sezonit në Serinë A, atë ndaj Monzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat