Dinamo e Zagrebit bën çudinë, në minutat shtesë eliminohet nga Champions League

Futboll

Dinamo e Zagrebit bën çudinë, në minutat shtesë eliminohet nga Champions League

Nga: K. G. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 22:59
Pamje nga ndeshja

Dinamo Zagrebit është eliminuar nga garat e Champions League në futboll.

AEK në minutat e fundit ka barazuar rezultatin 2:2 me Dinamon, duke i shmangur vazhdimet dy herë nga 15 minuta.

Mbi 30 mijë shikues e përcollën ndeshjen në stadiumin në Athinë. 

Çudia është se Dinamo ka udhëhequr me rezultat 0:2 deri në fund të takimit, por minutat shtesë ishin fatale sidomos 90+2 dhe 90+10!

Për Dinamon realizuan Sutalo (45+2'), Ljubiçiq (65') dhe për AEK-un e Athinës shënuan Arajo (90+2') e Vida (90+10').

Minuta e fundit dramë në vete, pasi që Garcia humbi penalltinë në minutën e 90+10 por Vida topin e rikthyer e fut në rrjetë dhe barazohet rezultati (2:2).

Dinamos i kushtoi shtrenjtë humbja në Maksimir të Zagrebit me rezultat 2:1 nga AEK dhe eliminohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat