Tuchel: Kane është fantastik, prania e tij u ndje menjëherë te Bayerni

Futboll

Tuchel: Kane është fantastik, prania e tij u ndje menjëherë te Bayerni

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 23:28
Kane

Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munich, ka komentuar debutimin e Harry Kane, i cili menjëherë u bë protagonist me asist dhe gol, në fitoren 0-4 ndaj Werder Bremen.

Në prononcimin për mediet, tekniku u shpreh se Kane është fantastik dhe prania e tij u ndje në ndeshjen e parë.

“Të thuash se ishte një lojë e mirë nuk mjafton.

Do të thoja se ishte një paraqitje vërtetë shumë e mirë. Kane është një person fantastik dhe prania e tij u kuptua menjëherë me një asist dhe një gol.

Le të vazhdojë kështu për një kohë të gjatë!”-tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat