Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së dytë, luhet në Podujevë dhe Suharekë

Futboll

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së dytë, luhet në Podujevë dhe Suharekë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Albi Mall Superliga vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së dytë, ku dy janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë me Llapin që është nikoqir i Dukagjinit.

Të dy skuadrat në xhiron e parë kanë pësuar humbje me Llapin që u mposht 2-0 nga Drita, derisa Dukagjini humbi 0-1 në shtëpi nga Malisheva.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët janë të etur për fitore dhe pritet një duel tejet interesant në Podujevë.

Sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në Suharekë, me Ballkanin që është nikoqir i Feronikelit ’74.

Kampioni në fuqi i Kosovës e nisi me fitore 0-1 te Liria, derisa Nikli humbi 3-1 në kryeqytet nga Prishtina.

Vendasit janë favoritë për ta fituar këtë përballje, në anën tjetër Feronikeli synon befasinë.

Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat