Arteta e nis sezonin me një humbje të madhe

Futboll

Arteta e nis sezonin me një humbje të madhe

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:08
Mikel Arteta

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, është i shqetësuar për mirëqenien e lojtarëve të tij me kalendarin e ngjeshur të futbollit, ndërsa një sërë dëmtimesh të rënda në gju kanë ndodhur në javët e para të kampionateve europiane, përfshirë Jurrien Timberin e “topçinjve”.

Mbrojtësi që spanjolli transferoi nga Ajaksi për 40 milionë paund këtë verë, dëmtoi ligamentet e gjurit në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Notingem Forestit një javë më parë dhe sezoni mund të quhet i mbyllur për holandezin.

“Ne duhet të kujdesemi për lojtarët, por mendoj se është tepër vonë për t’u ulur dhe diskutuar me palët për 36 muajt e ardhshëm.

Tashmë është tepër vonë.

Nuk e di se kush duhet të ngrejë zërin këtu, por ka shqetësime, shqetësime të mëdha për këtë. Ne transferuam Timberin, por ai nuk do të na ndihmojë dot këtë sezon.

Janë gjëra që mund të ndodhin dhe duhet të shohim përpara”, tha spanjolli duke lënë të hapur mundësinë për të transferuar një tjetër mbrojtës për ta zëvendësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat