Shkupi pret Sileksin në Çair, Shkëndija ndaj Tikveshit, Voska përballet me Vardarin

Futboll

Shkupi pret Sileksin në Çair, Shkëndija ndaj Tikveshit, Voska përballet me Vardarin

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 12:31
Voska Sport

Pasditen e sotme në program janë pesë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë në elitën e futbollit maqedonas.

Skuadra e Shkupit rikthehet për herë të parë këtë sezon të luaj në Çair, aty ku do të pret Sileksin e Kratovës.

Shkëndija e Tetovës do të zhvillojë ndeshjen e dytë në këtë sezon në xhiron e tretë, pasi ndeshja me Strugën javën e shkuar u shty për shkak paraqitjeve të struganëve në Europë dhe sot përballë vetes do të kenë Tikveshin në Kavadar.

Skuadra debitante në elitë, Voska Sporti do të pret në Ohër, skuadrën e Vardarit, përderisa Gostivari është mysafirë i Bregallnicës në Shtip.

Pjesë e programit këtë të diele është edhe përballja që do të luhet në kryeqytet ndërmjet Rabotniçkit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit.

Të gjitha ndeshjet luhen sot, duke nisur nga ora 17:00, përderisa xhiroja e tretë mbyllet me ndeshjen Struga – Brera që do të luhet të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat