Arrigo Sacchi komenton dy skuadrat

Futboll

Arrigo Sacchi komenton dy skuadrat

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:41
Arrigo Sacchi

“Interi është gjysmë italian. Teksa reflektoja për nisjen e kampionatit, vura re se blloku mbrojtës edhe mesfusha zikaltër ka në 2/3-at me vendës.

Këtu nuk duhet harruar edhe Dimarko në korsi.

Për mua ky është një sinjal që duhet mbajtur në konsideratë dhe mesiguri që është pasojë e kërkesës së trajnerit. Simone Inzagi po përmirësohet në çdo kampionat dhe përveç sensit të përkatësisë,po mbështet edhe te loja, e cila kërkon ende përmirësime për t’uquajtur europian", tha Arrigo Sacchi.

Fjalimi për Milanin është krejtësisht i ndryshëm. Përveç Kalabrisë, që megjithatë nuk e di nëse do të jetë titullar, nëformacionin bazë të kuqezinjve nuk ka asnjë italian. Jam vërtetkurioz të shoh se sa kultura mund të bashkohen.

Për një gjë jam ibindur: kur të huajt vijnë në Serinë A, përveç rasteve të rralla, uduhet të paktën një vit për t’u imponuar.

Ata vijnë nga vende ku, nëshumicën e rasteve, praktikohet më shumë futboll ofensiv, ndajduhet t’u përshtaten nevojave të reja, metodave të stërvitjes, shokëvetë skuadrës dhe madje edhe ndryshimit të stilit të jetesës.

Nuk është e lehtë për një djalë që vjen nga Spanja, Franca, Holanda apoAnglia të veshë fanellën e Milanit, të dalë në fushë para turmës në “San Siro” dhe të bëjë menjëherë mrekulli. Pioli, i cili demonstroi aftësitë e tij në sezonin e titullit, do të duhet të jetë i aftë në vënien e të gjitha këtyre burimeve që klubi ka vënë në dispozicion për të bashkëjetuar.

Kur isha në Milano, vitin e parë kishim dy të huaj dhe të dytin tre: situata që sigurisht nuk mund të krahasohen me ato të sotmet. Por më duhet të them se, pavarësisht se Gulit dhe Van Basten ishin dy kampionë, shtylla kurrizore e Italisë, e formuar nga Barezi, Ançeloti, Tasoti, Maldini dhe Donadoni, ishte thelbësore për t’i dhënë jetë atij ekipi të mrekullueshëm.

zgjedhjen për të pasur një ekip të përbërë nga të huaj, shoh një tregues filozofik të klubit. Pasi pronarët treguan guxim duke larguar Maldinin dhe Masaranë, të cilët kishin kaq shumë merita në sezonin e Scudettos, drejtuesit tani po vënë bast për një Milan që është pjellë e globalizimit.

Nëse do të isha tifoz, nuk do të isha i lumtur: mendoj se disa italianë do të ishin gjithashtu të rëndësishëm për t’i bërë lojtarët e tjerë të kuptonin historinë dhe stilin e një klubi më shumë se 100-vjeçar.

Por, nëse kanë sukses në këtë sipërmarrje dhe nëse do tëkenë menjëherë rezultate pozitive në lojë dhe pikë, mbetet vetëmtë përkulemi.

Megjithatë, nëse kuqezinjtë duan të luajnë me 4-3-3, qofshin italianë apo të huaj, duhet të mendojnë se dy sulmuesit e jashtëm duhet të kthehen në fazën e mbrojtjes, përndryshe do të kenë shumë telashe. Si për Interin “italian” dhe për Milanin “e huaj”, dua t’u jap këshilla tifozëve përkatës: Duhet durim dhe nuk duhet të nxitohen me gjykimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat