Real Madrid po përgatit një ofertë për Mbappen

Futboll

Real Madrid po përgatit një ofertë për Mbappen

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 15:50
Mbappe

Sulmuesi Kylian Mbappe ende mund të transferohet nga PSG te Real Madrid këtë verë.

Sipas “Bild”, klubi madrilen po planifikon të bëjë një ofertë për Mbappe afër mbylljes së merkatos, ndoshta jo përpara 29 ose 30 gushtit.

Duke dorëzuar ofertën me vonesë, Reali dëshiron të shmangë negociatat e zgjatura dhe të ushtrojë presion mbi PSG.

Sipas burimit, Madridi do të ofrojë 120 milionë euro për Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat