Aston Villa merr fitoren e parë të sezonit

Futboll

Aston Villa merr fitoren e parë të sezonit

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 17:07
Aston Villa

Aston Villa ka marrë pikët e para të sezonit 2023-2024 të Premier League, ndërsa fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Evertonit në “Villa Park”.

Vendasit diktuan ritmin gjatë gjithë takimit, ndërsa zhbllokuan sfidën që në minutën e 18’ me McGinn.

Ndërsa në minutën e 24’ Douglas Luiz dyfishoi avantazhin e vendasve, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë skuadra e Emery gjeti rrugën drejt rrjetës edhe dy herë të tjera, me Bailey në minutën e 51’ dhe me Duran, i cili u aktivizua në minutën e 74’ dhe shënoi vetëm një minutë më pas.

Pas raundit të dytë Aston Villa numëron tre pikë në vend të nëntë, ndërsa Everton nuk ka marrë ende asnjë pikë dhe renditet në vend të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat