Betis dhe Atletico Madrid ndajnë pikët

Futboll

Betis dhe Atletico Madrid ndajnë pikët

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 00:23
Pamje nga ndeshja

Real Betis dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët sonte në ndeshjen e xhiros së dytë të La Ligës spanjolle.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Real Betisin derisa pjesa e dytë i takoi Atletico Madridit

0-0 ka përfunduar ndeshja në mes të Real Betis dhe Atletico Madrid, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin Benito Villamarín të Sevillës në Spanjë.

Real Betis e nisi shumë mirë këtë takim ku qysh në minutën e dytë ka mundur të kalojë në epërsi. Ai mori një top të mirë në zonë, goditi por nuk ishte i saktë pasi që topi përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së Oblak.

Ayoze Perez i Betisit po ashtu pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 22-të por përsëri goditja e tij nuk përfundoi brenda kuadratit të portës së Atletico Madrid.

Rasti i fundit i pjesë së parë ishte përsëri i Betisit kur Isco prapë nuk u tregua i saktë dhe nuk goditi brenda kornizave të portave të Oblak në minutën e katër shtesë të pjesës së parë.

Derisa pjesa e parë i takoi Real Betisit me raste, në pjesën e dytë më të mirë ishin Atletico Madrid.

Ata sulmuan vazhdimisht portën e Betisit dhe dominuan me raste por që vendasit u mbrojtën mirë dhe arritën ta ruajnë rezultatin 0-0.

Kështu Atletico, pas fitores prej 3-1 kundër Granadas në shtëpi javën e kaluar në ndeshjen e dytë ata duhet të jenë të kënaqur me këtë barazim që i kthen ata me një pikë në Madrid.

Real Betis në ndeshjen e radhës do të udhëton në veri të Spanjës ku do të përballet me skuadrën baske, Athletic Bilbao kurse Atletico Madrid do të luanë përsëri si mysafirë kësaj radhe i Rayo Vallecanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat