​Gjilani rikthehet sot në fushë, përballet me Prishtinën

Futboll

​Gjilani rikthehet sot në fushë, përballet me Prishtinën

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Skuadra e Gjilanit do të zbres sot për herë të parë në fushë duke e nisur edicionin e ri të Superligës nga xhiro e dytë ku do të përballet me Prishtinën.

Skuadra gjilanase nuk e startoi kampionatin nga xhiro e parë për shkak të problemeve financiare dhe organizative pas dorëheqjes së presidentit Florim Zuka, por duket se kjo situatë tashmë është drejtë përmirësimit dhe klubi është në fazën e riorganizimit ku do të ketë trajner dhe pronarë të rinj.

Nga ana tjetër, Prishtina vjen në këtë ndeshjes pas fitores ndaj Feronikelit në ndeshjen e parë dhe kërkon që ta vazhdojë këtë ecuri edhe ndaj Gjilanit.

Ndeshja zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat