Reali po e përgatit tentimin e fundit për Mbappen

Futboll

Reali po e përgatit tentimin e fundit për Mbappen

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 14:19
Kylian Mbappé

Ka mbetur më shumë se një javë për mbylljen e afatit kalimtar të verës dhe rrjedhimisht fundin (ose jo) të telenovelës “Kylian Mbappé”.

Kur gjithçka tregonte se “ylli” i PSG-së do të vazhdonte të paktën edhe një sezon te kampionët francezë, gazeta gjermane “Sport Bild” zbulon një skenar të ri: Mbappe do të transferohet brenda kësaj merkatoje te Reali i Madridit.

 

Kjo është strategjia që po ndjek Reali, që përfshin nisjen e sulmit në mbyllje të merkatos.

“Los Blancos” mësohet se do të ofrojnë rreth 120 milionë euro, duke rritur presionin te parisienët, që sigurisht nuk do të duan ta humbin pas një viti me parametër zero.

Sport Bild shpjegon se Reali ka interes ta marrë që tani Mbappen, pasi në vitin 2024 situata mund të ndryshojë brenda klubit “Merengues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat