Greenwood dhe Unitedi ndajnë rrugët

Futboll

Greenwood dhe Unitedi ndajnë rrugët

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 18:34
Greenwood

Mason Greenwood dhe Manchester United janë marrë vesh që të ndajnë rrugët.

Kjo është bërë e ditur nga vet lojtari Greenwood, i cili deklaroi me anë të një letre se është mirë që ta vazhdojë karrierën larg Unitedit.

“Dua të filloj duke thënë se e kuptoj që njerëzit do të më gjykojnë për shkak të asaj që kanë parë dhe dëgjuar në rrjetet sociale, dhe e di që njerëzit do të mendojnë më të keqen”, shkroi Greenëood.

Ai gjithashtu theksoi se e pranon gabimin që ka bërë.

“Unë u rrita për të ditur se dhuna ose abuzimi në çdo marrëdhënie është e gabuar, nuk bëra gjërat për të cilat më akuzuan dhe në shkurt u lirova nga të gjitha akuzat. Megjithatë, e pranoj plotësisht se kam bërë gabime në marrëdhënien time dhe marr pjesën time të përgjegjësisë për situatat që çuan në postimin në rrjetet sociale”.

“Po mësoj të kuptoj përgjegjësitë e mia për të dhënë një shembull të mirë si një futbollist profesionist dhe jam i fokusuar në përgjegjësinë e madhe për të qenë baba, si dhe një partner i mirë”, vazhdoi ai.

“Vendimi i sotëm ka qenë pjesë e një procesi bashkëpunimi mes Manchester United, familjes sime dhe meje. Vendimi më i mirë për të gjithë ne është që unë të vazhdoj karrierën time futbollistike larg Old Trafford, ku prania ime nuk do të jetë një shpërqendrim për klubin. Falënderoj klubin për mbështetjen e tyre që kur u bashkova në moshën shtatë vjeçare. Gjithmonë do të jetë një pjesë e imja United”.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për familjen time dhe të gjithë të dashurit e mi për mbështetjen e tyre, dhe tani më takon mua të shpërblej besimin që kanë treguar ata rreth meje. Kam ndërmend të jem një futbollist më i mirë, por më e rëndësishmja, një baba i mirë, një person më i mirë dhe të përdor talentin në një mënyrë pozitive brenda dhe jashtë fushës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat