Arsenali fiton te Crystal Palace me 100 probleme

Futboll

Arsenali fiton te Crystal Palace me 100 probleme

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 22:57
Martin Odegaardi

Arsenali ka shënuar fitore si mysafir i Crystal Palace me rezultat 0:1 në ndeshjen e javës së dytë në Premier Ligë.

Ishte kjo një fitore e vështirë për nënkampion, e cila u bë edhe më e zorshme nga minuta e 67-të kur T Tomiyasu e mori kartonin e dytë të verdhë, shtatë minuta pasi e kishte pranuar të parin.

Sidoqoftë, në fund qëndroi goli i minutës së 54-të që e realizoi Martin Odegaardi nga pika e bardhë.

Me dy fitore, Topcinjtë radhiten të tretët me gjashtë pikë, ndërkaq Crystal Palace të 11-tët me tre sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat