Kroati gati të nis aventurën e re tek ekipi turk

Futboll

Kroati gati të nis aventurën e re tek ekipi turk

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:29
Dominik Livakoviç

Portieri Dominik Livakoviç është gati t’i jap lamtumirën pas 8 vitesh Dinamos së Zagrebit. Gardiani kroat është gati të nis një aventurë të re në Turqi.

28-vjeçari pritet në Stamboll, ku në orët e ardhshme do të zyrtarizohet si lojtari i ri i Fenerbahçes.

Sipas mediave turke, janë planifikuar vizitat mjekësore si dhe një kontratë 4 vjeçare.

Ai ishte prej kohësh në radarët e Lacios, Fiorentinës dhe Vijarealit, por zgjodhi si destinacion të ri Turqinë.

Rikujtojmë që Livakoviç bëri një Botëror të shkëlqyer me Kroacinë ku arritën të renditeshin në vendin e 3-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat