Inzaghi “ngre murin”

Futboll

Inzaghi “ngre murin”

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:57
Pavard

Pavard do të prezantohet në orët në vijim, por tashmë Interi është kompletuar.

Edhe boshllëku i lënë nga lamtumira e Milan Skriniar është mbushur, tani Simone Inzaghi ka gjashtëshen e famshme startuese që i duhet për të synuar titullin.

Dhe padyshim të përpiqet të përsërisë një udhëtim emocionues edhe në Evropë. Por si ndryshon Interi me ardhjen e Benjamin Pavard?

Që nga muajt e fundit të sezonit të kaluar, mbrojtja e zikaltërve ka ndryshuar lojtarët startues dhe në fakt ka ndryshuar edhe karakteristikat e saj. Me “gradimin” e Matteo Darmian në krahun e djathtë të treshes së pasme, Inzaghi ka gjetur më shumë shpejtësi në dalje dhe më shumë paparashikueshmëri në ndërtimin e lojës e mbivendosjet e brendshme.

Darmian, si mbrojtës i vjetër apo mbrojtës i krahut, kishte kohë të ndryshme loje se Skriniar, një besim tjetër në fazën sulmuese dhe predispozicion i natyrshëm për ta shoqëruar manovrën dhe për të kërkuar krosin fitues sapo të mbërrinte afër zonës. Nëse nisemi nga fiziku, pa Skriniar, Interi padyshim humbi centimetra dhe muskuj për ta mbrojtur portën.

Në Itali, mungesa e tij ishte shumë e dukshme, në Evropë gjërat shkuan shumë më mirë, me ish-lojtarin e Manchester United që garantonte ekuilibër dhe soliditet, sidomos kur kishte nevojë për t’u përballur me kundërshtarë që ishin të shkurtër dhe të prirur për kërkimin e vazhdueshëm të dueleve një kundër një.

Pavard, në këtë kuptim, është kompromisi i duhur midis të dyve.

E kaluara e tij si mbrojtës i krahut e bën atë të mësuar të përballet me kundërshtarët që synojnë topin dhe zinxhirin. Pavarësisht lartësisë së tij (186 centimetra) dhe këmbëve të gjata, Benjamin është reaktiv në shtrëngim dhe i shpejtë në progresion.

Nuk i pëlqen të shtyjë para, nuk është një nga mbivendosjet e vazhdueshme, por di të futet në momentet e duhura dhe të krijojë epërsi numerike. Për tri vite ai luajti për Bayernin, por rrallë dhe pothuajse gjithmonë si qendror. Epo, tani në krahasim me të kaluarën ai do të duhet të shtrëngojë pak pozicionin e tij, por sigurisht që nuk do të jetë problem.

Inteligjenca e tij e madhe futbollistike do ta ndihmojë të kuptojë shpejt kërkesat dhe nevojat e Inzaghit. Megjithatë, në nivel fizik, francezi ngre murin, duke i lejuar Interit të ketë një “kullë” shtesë në zonën e rreptësisë, si në mbrojtje të portës, ashtu edhe për të përfituar nga këndoret në favor.

Por mbi të gjitha, ai sjell përvojë ndërkombëtare të klasit më të lartë: kampion bote me Francën në 2018 (i plotësuar me një gol kundër Argjentinës në 1/8 finale, me Bayernin ka fituar gjithçka. Personalitet i pamatshëm, që mund të bëjë shpejt ndryshimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat