Gjermania në ankth për “Kaizerin” e saj

Futboll

Gjermania në ankth për “Kaizerin” e saj

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 13:41
Franz Beckenbauer

Ka shumë shqetësim.

Dhe situata ka qenë kritike prej vitesh. Franz Beckenbauer nuk është mirë, ai ka probleme të ndryshme shëndetësore. Lothar Matthäus foli për këtë në transmetuesin gjerman Rtl:

“Ne dëshirojmë që të kthehet si Beckenbauer i dikurshëm, plot energji.

I urojmë shëndetin më të mirë të mundshëm. Shpresojmë që të bëhet më mirë. Ai vetë e ka thënë gjithmonë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në botë. Për momentin nuk e ka, nuk është shumë mirë. Le të shpresojmë që rruga të shkojë në drejtim të kundërt”.

Javët e fundit, Beckenbauer, trajneri i kombëtares gjermane që fitoi Kupën e Botës në Itali më 1990, nuk mori dot pjesë në një ndeshje ku luajti pjesa tjetër e ekspeditës italiane 1990. “Kaiser”, i cili do të mbushë 78 vjeç më 11 shtator, u desh të dorëzohej për shkak të problemeve shëndetësore.

Në fund të fundit, Beckenbauer prej vitesh nuk është mire. Më 2016 dhe 2017 ai bëri dy operacione në zemër, më 2019 kaloi infarkt okular, siç tha vetë: “Kam disa probleme shëndetësore prej kohësh dhe kjo është e njohur.

Kohët e fundit shkova në një klinikë të specializuar sepse më diagnostikuan problem qarkullimi në sy.

Kam pasur një infarkt okular. Me syrin tim të djathtë shoh pak ose aspak, kështu që mos u zemëroni nëse nuk ju shoh dhe të përplasem me ju”. Tani alarmi për gjendjen e tij shëndetësore është ngritur nga Matthäus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat