Roma në kërkim të një sulmuesi

Futboll

Roma në kërkim të një sulmuesi

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 15:25
Jose Mourinho

Kur mbeten edhe 9 ditë nga mbyllja e merkatos dhe kampionati i Serisë A ka nisur, Roma nuk ka gjetur ende sulmuesin që trajneri Jose Mourinho kërkon prej muajsh.

“Gazzetta Dello Sport” raporton se skuadra e Romës po mendon të rikthejë në Itali, belgun Romelu Lukaku.

30-vjeçari fillimisht premtoi se do të rikthehej tek Inter, ndërkohë që flirtonte me Juventus. Ndërsa tashmë ka mbetur pa ekip, pasi tek Çelsi nuk e kanë përfshirë në skuadër.

Mediat italiane zbulojnë se drejtuesit e Romës kanë mbërritur në Londër dhe po bisedojnë si me klubin blu ashtu dhe me lojtarin, për të bërë të mundur transferimin

Londinezët i kanë bërë me dije që në fillim kërkesat e tyre, ndërkohë që verdhekuqtë kërkojnë një ulje në çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat