Matthaus thotë se Bayerni u shantazhua në transferimin e Kane

Futboll

Matthaus thotë se Bayerni u shantazhua në transferimin e Kane

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 15:32
Matthaus dhe Kane

Ikona e Gjermanisë dhe ish-mesfushori i Bayern Munichut, Lothar Matthaus e ka akuzuar Tottenhamin që e ka shantazhuar gjigantin gjerman për të paguar një shifër rekorde të klubit për Harry Kane.

Bayerni arriti ta transferojë Kane nga Tottenhami për një shumë afro 117 milionë euro pas bisedimeve komplekse dhe të gjata mes klubeve.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Tottenhamit ishte paraqitur për klubin londinez që prej vitit 2009, dhe shefi i klubit, Daniel Levy nuk do ta linte yllin e skuadrës të largohej pa përfituar një shumë astronomike.

Levy, një negociator shumë i ashpër, kishte refuzuar prej kohësh ofertat nga rivalët e Premier Ligës, por ndërsa Kane do të hynte në vitin e fundit të kontratës së tij, ekzekutivi me hezitim e la lojtarin të largohej disa ditë përpara ndeshjes së parë të Tottenhamit në sezonin e ri të Premier Ligës.

Por Matthaus beson se Kane, pavarësisht talentit të tij të pamohueshëm - ishte vlerësuar disi në mënyrë të padrejtë nga ish-klubi i tij.

“Ata që e drejtojnë Bayernin kanë qenë dhe janë 100% të bindur nga Harry Kane, dhe për këtë gjë ata pranuar të paguanin atë shumë, për këtë gjë ata kaluan limitet e tyre. Ndoshta edhe Bayerni është shantazhuar nga Tottenhami. Një milionë më shumë, ende më shumë, ata e donin këtë lojtarë”, tha Matthaus.

Transferimi i Kane theu rekordin e klubit. Lucas Hernandez, i cili i kushtoi klubit 80 milionë euro në vitin 2019, e mbante titullin si transferimi rekord i Bayern Munichut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat