E ardhmja e Etikite nuk do të jetë në Itali

Futboll

E ardhmja e Etikite nuk do të jetë në Itali

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 15:54
Hugo Ekitike

Fundi i merkatos po afron dhe Hugo Ekitike vazhdon të jetë në qendër të saj. Klubi i PSG-së ishte i qartë me 21-vjeçarin, ai do të shitet për t’i lënë vend Kolo Muani, sulmuesit që është shumë pranë zyrtarizimit me kampionët e Francës.

Sipas raportimeve nga “Footmercato”, është zhvilluar një takim mes Luis Campos dhe drejtorit teknik të West Ham, Tim Steidten.

Fokusi i takimit ishte diskutimi për lojtarin Ekitike. Biseda thuhet se ishte pozitive dhe klubet kanë gjetur marrëveshjen ekonomike së bashku, por edhe me lojtarin.

Etikite duket se ka pranuar transferimin në Angli dhe kështu, klube si Roma, Milan dhe Atalanta të cilat kishin interes, janë zbehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat