Safet Ademi e zbuloi talentin e Behar Fetahit, tani vazhdon karrierën në Slloveni

Futboll

Safet Ademi e zbuloi talentin e Behar Fetahit, tani vazhdon karrierën në Slloveni

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 16:14
Trajneri Safet Ademi ( i dyti majtas), Behar Fetahi dhe prof. Kenan Hasani

Futbollisti Behar Fetahi sot u prezantua te gjiganti i njohur slloven, NK Maribor, duke nënshkruar kontratë trevjeçare. 

Anësori 20 vjeçar u transferua nga Voska Sport e Ohrit.

Safet Ademi, trajner dhe themelues i shkollës së futbollit Fortuna nga Hasanbegu i Shkupit, e ka këshilluar Fetahin që të ecë me këmbë në tokë dhe vazhdoj me punë.

“Behar le të jetë kjo sfidë e re!

Në emrin tim dhe të Kenan Asanit, si dy trajnerët e parë me të cilët ke punuar më së gjati dhe gjithë atyre bashkëlojtarëve që ishit pjesë e gjeneratës së artë 2003/04 nuk po të themi urime.

Transferimi  në Maribor – le te jetë kjo sfidë e re për ty. Le të jetë një trampolinë për sukseset e tua në të ardhmen dhe një shtytje për të gjithë tjerët që kalojnë përmes KF Fortuna – Hasanbeg. Vazhdo të punosh, punosh.

Mos e harro kurë thënien tonë që vlen për të gjithë që kalojnë përmes klubit tonë. ‘Ec me këmbë në tokë’. Paç shëndet”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat