Mund të zgjedh edhe Shqipërinë

Futboll

Mund të zgjedh edhe Shqipërinë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 17:02
Diant Ramaj

Mund të zgjedh edhe Shqipërinë, drejtori i Ajax ngre figurën e portierit: Diant Ramaj është si Marc Andre Ter Stegen!

Një prej portierëve që mund të luajë me Shqipërinë në të ardhmen është edhe Diant Ramaj. Pas një eksperiencë si portieri i dytë i Frankfurtit, 21-vjeçari zgjodhi që të transferohej te Ajax për 4 milionë euro.

Vlerësimet janë të mëdha në Holandë, aq sa drejtori i Ajax, Sven Mislintat, e ka krahasuar Ramajn me Ter Stegen. “Unë mendoj se Diant Ramaj ka të njëjtin potencial si Marc Andre Ter Stegen.

Mund të luajë futboll shumë mirë me të dyja këmbët. Është i fortë në situatat një kundër një, ka shumë guxim në dalje dhe e lexon mirë ndeshjen.

Është investim për të ardhmen dhe vlen çdo euro që i kemi dërguar Frankfurtit”, tha Mislintat. Sa i përket Kombëtares, Ramaj ka luajtur vetëm me moshat e Gjermanisë dhe nuk do të ishte çudi nëse do t’i mbërrinte një ftesë nga Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat