Rumenige justifikon presidentin e Federatës Spanjolle: Është absolutisht OK, unë kam puthur burra

Futboll

Rumenige justifikon presidentin e Federatës Spanjolle: Është absolutisht OK, unë kam puthur burra

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 18:24
Rumenige dhe Rubiales duke puthur futbollisten

Pamjet e Luis Rubiales, presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit teksa puthte në buzë një futbolliste të Spanjës pas fitores së Kupës së Botës, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Kjo e ka kthyer atë në një objekt kritikash teksa shumëkush, përfshirë edhe ministra të qeverisë spanjolle, kërkon dorëheqjen e tij.

Por një person që nuk e mendon kështu është legjenda e futbollit botëror, Karl-Hainz Rumenige. Ish-futbollisti e drejtuesi i njohur i Bajern Mynih, tashmë pjesë e këshillit drejtues të klubit bavarez e njëkohësisht këshilltar në UEFA, ka deklaruar sot se nuk e sheh një sjellje të tillë si problematike.

“Nuk mendoj se duhet ekzagjeruar me këtë situatë.

Kur shpallesh Kampion Bote, ndoshta emocionohesh. Dhe ajo që bëri aty, me respektin më të madh, ishte absolutisht OK.

Më kujtohet që kur fituam Ligën e Kampioneve herën e fundit, unë arrita deri aty sa putha burra. Jo në buzë, por mes entuziazmit”, tha Rumenige, i cili pranoi më pas se kishte miqësi me Rubiales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat