​Zyrtare: Al Nassri konfirmon transferimin e 60 milionë eurove

Futboll

​Zyrtare: Al Nassri konfirmon transferimin e 60 milionë eurove

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 18:56
Otavio

Skuadra saudite, Al Nassri e ka bërë zyrtare transferimin e Otavios nga Porto.

Otavio largohet nga Porto drejt Arabisë Saudite, respektivisht Al Nassrit, ku këtij të fundit transferimi i portugezit do t’i kushtojë plot 60 milionë euro.

Otavio u pa sot duke arritur në Riyadh në mëngjes nga mediat lokale, pas testeve mjekësore të kryera në Dubai të hënën.

28 vjeçari ka lënë gjurmë te skuadra e Portos, ku ishte edhe njëri prej kapitenëve të skuadrës. Portugezi kaloi nëntë sezone me klubin, ku kishte regjistruar 31 gola dhe 68 asistime në 283 ndeshje. Ai fitoi nëntë tituj: tre tituj të kampionatit, tre Kupa të Portugalisë, dy Super Kupa dhe një Kupë të Ligës.

Tani, Otavio i bashkohet Cristiano Ronaldos dhe transferimeve të reja si Marcelo Brozovic, Seko Fofana, Sadio Mane e Alex Telles, te skuadra e Al Nassrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat