Mavropanos rikthehet në Premier League, greku firmos me klubin londinez

Futboll

Mavropanos rikthehet në Premier League, greku firmos me klubin londinez

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 19:33
Mavropanos

Konstantinos Mavropanos është lojtari më i ri i skuadrës së West Ham.

Këtë lajm e bëri publik vetë klubi londinez në një njoftim në faqen zyrtare.

Mbrojtësi 25-vjeçar grek transferohet nga Stuttgart te West Ham, me të cilët ka firmosur për pesë sezone.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që jam këtu dhe do të rikthehem në Premier League me West Ham United”, tha Mavropanos, ndërsa rikthehet në elitën angleze pas 4 vitesh, pasi më herët ka qenë pjesë e Arsenal-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat