PSG pritet të përmirësojë ofertën për Randal Kolo Muanin, e para prej 70 milionë eurove u refuzua

Futboll

PSG pritet të përmirësojë ofertën për Randal Kolo Muanin, e para prej 70 milionë eurove u refuzua

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 09:45
Randal Kolo Muani

Paris Saint Germain po kërkon me çdo kusht transferimin e Randal Kolo Muanit.

Gjiganti francez ka bërë një ofertë zyrtare prej 70 milionë eurove në drejtim të Eintracht Frankfurt, por kjo ofertë është refuzuar nga skuadra gjermane.

PSG ka arritur tanimë marrëveshje personale me lojtarin i cili është pajtuar për tu rikthyer në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Fabrizio Romano ka njoftuar se parisienët do të hapin negociata të reja me Frankfurtin dhe pritet të bëjnë një ofertë të përmirësuar për të bindur klubin gjerman të heqë dorë nga lojtari.

Nga ana tjetër vetë Kolo Muani po i bën presion klubit të tij që të gjej marrëveshje, pasi dëshira e reprezentuesit francez është të luaj në ‘Parc de Princes’.

Gjithnjë sipas ekspertit të transferimeve, kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Kolo Muanit.

24-vjeçari edhe sezonin e ri e ka nisur për mrekulli, ku në dy ndeshjet e para ka shënuar dy gola, një në kampionat dhe një në kupën e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat