Man. City “ia vë syrin” portugezit të Wolverhamptonit

Futboll

Man. City “ia vë syrin” portugezit të Wolverhamptonit

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 20:29
Matheus Nunes

Sipas të përditshmes britanike “The Athletic”, Manchester City është i interesuar për blerjen e ish-lojtarit të Sportingut, Matheus Nunes.

Portugezi 24-vjeçar aktualisht mbron ngjyrat e Wolverhamptonit, që e bleu për 45 milionë euro nga “luanët” në verën e vitit të kaluar.

Gjithashtu në këtë afat kalimtar, “qytetarët” synojnë të afrojnë një tjetër mesfushor për të përforcuar repartin e ndërmjetëm, pas pasi Kevin de Bruyne u dëmtua rëndë dhe do të jetë jashtë fushës për tre deri në katër muaj.

Lucas Paquetá, braziliani i West Hamit, ishte prioriteti i kampionëve anglezë dhe evropianë, por marrëveshja nuk u ndërpre për shkak të skandalit të basteve në të cilin është përfshirë lojtari i londinezëve.

Manchester City e sheh Matheus Nunes si opsionin më të mirë, pasi Wolverhamptoni do ta ketë të vështirë të refuzojë çdo propozim, pasi i duhen fonde për të përforcuar skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat