Bayern Munih shpenzoi plot 100 milionë euro

Futboll

Bayern Munih shpenzoi plot 100 milionë euro

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 23:37
Harry Kane

Bayern Munih shpenzoi plot 100 milionë euro për të transferuar nga Tottenham, Harry Kane.

Britaniku ishte dëshira e madhe e bavarezëve me drejtuesit gjermanë që kërkojnë në këtë formë të zëvendësojnë denjësish Robert Lewandoskin që sezonin e kaluar u transferua te Barcelona.

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur për këtë investim të Bayern dhe një nga ata është legjenda, Lothar Matthaus.

“Drejtuesit e Bayern Munich ishin plotësisht të bindur se përforcimi i duhur për skuadrën ishte Harry Kane. Duke e shfaqur hapur dëshirën, te Tottenham përfituan dhe në një formë i bën shantazh Bayernit.

Çdo ditë që kalonte ata shtonin kërkesat dhe në fund përfituan plot 100 milionë euro.

Në mendimin tim 100 milionë euro për një lojtar 30-vjeçar janë shumë. Shpresoj që në fund të këtij sezoni apo edhe në vazhdim, një investim i tillë t’ia vlejë”, u shpreh Mathaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat