Te Roma nuk kanë kohë për të humbur

Futboll

Te Roma nuk kanë kohë për të humbur

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:59
Pamje nga një ndeshje

Te Roma nuk kanë kohë për të humbur.

Trajneri Jose Mourinho kërkon me çdo kusht një tjetër sulmues pasi Andrea Belotti nuk mund ta përballojë i vetëm në majën e sulmit ngarkesën e të gjithë sezonit.

Verdhekuqtë u refuzuan së fundmi nga Duvan Zapata që do të qëndrojë tek Atalanta ndërsa humbën garën pikërisht me bergmaskët edhe për shërbimet e Gianluca Scamaccas.

Megjithatë, në orët e fundit, kryeqytetasit kanë identifikuar një tjetër profil interesant.

Fjala është për Serdar Azmoun që është pjesë e Bayer Leverkusen aty ku aktivizohet edhe Granit Xhaka. Verdhekuqtë i kanë paraqitur klubit gjerman një ofertë zyrtare për lojtarin e datëlindjes 1995 dhe janë në pritje të një përgjigje si nga Leverkusen, ashtu edhe nga vetë Azmoun.

Ndjesitë rreth kësaj tratative janë pozitive dhe këtë herë, Roma mund të marrë sulmuesin që kërkon me aq ngulm trajneri Mourinho. Sulmuesi iranian është pjesë e Leverkusen prej janarit të vitit 2022 dhe me fanellën e Aspirinave ka shënuar pesë gola në 32 ndeshje të Bundesligës..

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat