Rrahmani mund të debutojë nesër me Rapidin

Futboll

Rrahmani mund të debutojë nesër me Rapidin

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 16:25
Rrahmani

Albion Rrahmani më në fund mund ta shijojë debutimin me ekipin e tij të ri, Rapid Bukureshti.

Sulmuesi iu bashkua klubit rumun në fillim të gushtit, por s’ka debutuar ende shkaku se i mungonin letrat e punës.

Por, ish-futbollisti i Ballkanit tash është në rregull me dokumentacion dhe klubi rumun ka njoftuar se përfaqësuesi kosovar do të jetë në dispozicion të trajnerit në ndeshjen e nesërme kundër Universitatea Craiova.

“Koha e debutimit po afron. Albioni është pjesë e ekipit që udhëton për në Craiova”, njoftoi Rapidi në rrjetet sociale.

Klubi rumun e bleu futbollistin Rrahmani për 600 mijë euro dhe Rrahmani është transferi i dytë më i shtrenjtë i Rapid Bukureshtit në këtë afat kalimtar.

Ylli nga Kosova është i vendosur për t’i shfaqur vlerat e tij dhe për ta pasur një sezon të suksesshëm, si në nivelin personal, ashtu edhe në atë ekipor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat